Eksperti i IT-së, Tomi Kallanxhi, për zhvillimet e inteligjencës artificiale thotë se videot do të jenë akoma më të vështira për t’u kuptuar.
Në emisionin “Zgjohu me MCN”, ai deklaroi se për vende si Shqipëria inteligjenca artificiale mund të ketë edhe efekte pozitive, për shkak të numrit të vogël të popullsisë dhe ku AI mund të ndihmojë në punë.
Kallanxhi shprehu habi se si AI nuk është përdorur në fushata elektorale, ndërsa në zgjedhjet e ardhshme mendoj se do përdoret masivisht.
Nuk është aq kollaj e kontrollueshme inteligjenca artificiale, duke qenë shumë e fuqishme nuk ka nevojë për shumë njerëz që kontrollojnë, por për pak njerëz që kontrollojnë data center, siç është Kina, që po kalove rrugën dy herë të vijat e bardha, nuk merr dot kredi konsumatorë, apo se ke shkelur dy tre ligje dhe nuk hipën dot më në avion.
Inteligjenca artificiale, një nga sfidat më të mëdha që ka është që të mos kthejë njerëzit në diktatura.
Sjell rastin e kamerave në Kamëz qe fotografojnë çdo targa të mundshme. Kur dolën të dhënat e njerëzve më të pasur në Zvicër, u tha se na hakeruan.
Nëse nuk përdoret teknologji e vetëripërtëritshme ne mund të besojmë në këtë gjë, nëse ka pas njerëz dhe institucione që menaxhojnë këtë gjë
Lidhur me videon e vajzës gjysmë zhveshur për të cilën u tha se ishte i një moderatoreje të njohur shqiptare, Kallanxhi tha se është shumë e vështirë të identifikohen autorët e videove, pasi mund të gjenerohen edhe në shtet tjetër dhe vjen e shpërndahet në Whatsapp, siç dhe ndodhi.
Sipas tij, Whatsappp nuk e di se çfarë video po shpërndahet dhe nuk ka pse e bllokon.
Kreut të opozitës në Turqi iu bë video momente intime sa u detyrua të tërhiqet para zgjedhjeve.
Kur prodhohet nga vende jo mike dhe shpërndahet në Whatsap dhe ai nuk e di se është video erotike, nuk ka si bllokohet, është pothuajse e pamundur.
Presidentit të Amerikës iu bë një telefonatë sikur e telefonoi Presidenti i një shteti eurpiane, por pas disa orësh u kuptua se ishte sajesë.
100 minuta video të prodhuara me inteligjencë artificiale në muaj, mund të kushtojë deri në 50-100 dollarë në muaj.
Me gjithë teknologjinë që po ecën, fatkeqësisht është shumë e thjeshtë të përdorësh inteligjencën artificiale. Çështja është sa reputacion do të ketë individi.
Shteti italian krijoi një imazh me inteligjencën artificiale për turizmin, por ishte dështim total.
Se personazhin dixhital duhet ta pomposh aq mirë, pasi inteligjenca artificiale nuk fiton dot influencë, kredibilitet, por kjo është sfida që do ketë, reputacioni.
Mendimet e tua janë totalisht të imponuara nga rrjetet sociale. Ne nuk e pranojmë që jemi të manipuluar, por ne jemi viktimave të mediave sociale.
Ato na përpunojnë ne opinionin tonë që kemi në mendje.



