Refuzimi i Vuçiç-it për Samitin BE-B.Perëndimor/ Mehmeti: I ndikuar nga Putini. Ai po e mban në pushtet

Refuzimi i Vuçiç-it për Samitin BE-B.Perëndimor/ Mehmeti: I ndikuar nga Putini. Ai po e mban në pushtet

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka refuzuar të marrë pjesë në samitin Bashkimi Evropian–Ballkani Perëndimor që po mbahet sot në Bruksel. Analisti Faton Mehmeti duke folur në edicionin e lajmeve në Mcn Tv thekson se ky vendim është i ndikuar nga raportet me Serbinë. Sipas tij Vuçiç nuk mund të marrë asnjë vendim pa Putinin, pasi ky i fundit po e mban ende në pushtet. 

 

Paralajmërimet janë serioze që javën e ardhshme pritet të ketë trazira në Serbi, të vazhdojnë protestat, kështu që Vuçiçi kërkon ta zhvendosë vëmendjen edhe nga problemet e brendshme, për të qenë protagonist dhe për të përçuar një mesazh te faktori i brendshëm se ai është lideri që mbron interesat e tyre. Sigurisht që është i ndikuar nga raportet me Rusinë. Ai është një Putin i vogël i Ballkanit. Është një nxënës i Putinit, dhe asgjë s’mund ta bëjë vetë. Janë në sinkron me njëri-tjetrit. Është vetëm Putini që e mban Vuçiçin në lojë sepse ka shumë probleme të brendshme. Vuçiçi s’mund të bëjë asgjë pa Putinin, për shkak se Putini po e mban në pushtet. BE gjithmonë ka tentuar ta joshë Serbinë, duke lëshuar pe në disfavor të Kosovës, por Vuciçi ka luajtur me dy karta vazhdimisht”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy