
Deri në 100 lekë të reja është rritur çmimi i biletës së transportit ndërqytetas në Korçë, si pasojë e rritjes së çmimit të naftës. Rritje të çmimit të biletës ka bërë edhe transporti urban, ndërsa drejtuesit e mjeteve thonë se kostot e ditëve të fundit janë të papërballueshme.



