Netanjahu: Kosova dhe Serbia do të hapin ambasada në Jeruzalem

Netanjahu: Kosova dhe Serbia do të hapin ambasada në Jeruzalem

Izraeli dhe Kosova kanë rënë dakord të krijojnë lidhje diplomatike dhe Kosova, së bashku me Serbinë, do të hapin ambasada në Jeruzalem, tha të premten kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.

Deklarata e Netanyahut erdhi menjëherë pasi Presidenti i SHBA Donald Trump bëri një njoftim të ngjashëm në Uashington, ku ai u takua me liderët e Serbisë dhe Kosovës ndërsa ata ranë dakord të normalizonin lidhjet ekonomike midis tyre.

"Kosova do të jetë vendi i parë me shumicë myslimane që hap një ambasadë në Jeruzalem," tha Netanyahu. "Siç kam thënë në ditët e fundit - rrethi i paqes dhe njohjes së Izraelit po zgjerohet dhe më shumë vende pritet të bashkohen".

Vetëm dy vende - Shtetet e Bashkuara dhe Guatemala - kanë hapur tashmë ambasada në Jeruzalem. Palestinezët i kanë kundërshtuar këto lëvizje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy