Vala vdekjeprurëse e të nxehtit vret 33 persona në Quebec të Kanadasë

Vala vdekjeprurëse e të nxehtit vret 33 persona në Quebec të Kanadasë

Tridhjetë e tre vetë kanë vdekur, pasi një valë e nxehtë ka prekur pjesën jugore të krahinës kanadeze të Quebec, thonë zyrtarët.

Moti i nxet filloi të premten e kaluar me temperatura që arinin 35C dhe lagështi të lartë.

Numri i të vdekurve është rritur çdo ditë këtë javë, me 17 vdekje të raportuara të mërkurën dhe 33 të regjistruara të enjten.

Vala e nxehtësisë është më e keqja që ka provuar provinca në dekada.

Zyrtarët u bëjnë thirrje njerëzve të pijnë shumë ujë dhe të qëndrojnë në hije.

"Ne po bëjmë gjithçka që mundemi," tha kryebashkiaku i Montrealit, Valerie Plante.

Qyteti ka hapur pishina dhe hapësira të ajrit të kondicionuar për publikun.

Kryebashkiaku Plante tha se shërbimet ndaj qytetarëve kanë shkuar derë më derë, duke kontrolluar rreth 15,000 banorë të rrezikuar.

Deri tani, 12 nga 33 vdekjet kanë qenë në Montreal, qyteti më i populluar në krahinë.

Valët e nxehtësisë mund të jenë veçanërisht vdekjeprurëse edhe për të rinjtë, por për shumë të moshuar dhe të sëmurë, thanë zyrtarët e shëndetësisë publike.

Zyrtari i shëndetësisë publike i Montrealit Mylene Drouin i tha CBC se personat që vdiqën nuk kishin ajër të kondicionuar dhe ndihmën shëndetësore paraprake.

Temperaturat mesatare në Montreal janë shumë më të larta se 25C e zakonshme në këtë kohë të vitit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy