Rreth 200,000 njerëz në Tajlandë janë paraqitur në spital këtë javë për probleme shëndetësore të lidhura me ndotjen e ajrit.
Kështu bënë të ditur autoritetet shëndetësore, pasi pragjet e alarmit vazhduan të tejkaloheshin në Bangkok.
Më shumë se 1.3 milionë njerëz janë sëmurë në mbretëri që nga fillimi i vitit për shkak të ajrit të ndotur, tha Ministria e Shëndetit Publik të mërkurën në mbrëmje.
Bangkoku, kryeqyteti i Tajlandës, një megalopol me rreth 11 milionë banorë, i popullarizuar nga turistët nga e gjithë bota, është përfshirë që nga fillimi i javës nga një mjegull e errët që ‘inkurajon’ popullsinë të mbajë maskën jashtë.
" Smogu " toksik që mbulon horizontin është i lidhur me emetimet nga automjetet dhe industritë, si dhe tymrat nga djegia e kulturave sezonale, të përsëritura në këtë periudhë të vitit.
Një mjek nga Ministria e Shëndetit Publik u ka kërkuar banorëve të Bangkokut të mbajnë një maskë N95 kur dalin jashtë. Fëmijët, gratë shtatzëna dhe njerëzit me probleme të frymëmarrjes ose zemrës duhet gjithashtu të qëndrojnë brenda, shtoi Kriangkrai Namthaisong.
Pesëdhjetë distriktet e Bangkok të gjitha paraqitën të mërkurën e 8 marsit nivele të grimcave të imëta (PM 2.5) veçanërisht të rrezikshme sepse depërtojnë thellë në mushkëri shumë mbi pragjet e parandalimit.



