Rama: Gjetëm këngëtarë te AKBN-ja. Reagon Klajdi Musabelliu (FOTO)

Rama: Gjetëm këngëtarë te AKBN-ja. Reagon Klajdi Musabelliu (FOTO)

Në mbledhjen e sotme të Asamblesë Socialiste, kryeministri Rama u ndal në nevojën për ristrukturimin e administratës dhe plotësimin e saj me profesionistë. Kryeministri u shpreh se kishte edhe këngëtarë që punonin në Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore, duke thënë se kjo kohë do të ikë.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i vetë këngëtarit për këtë akuzë. Ai është Klajdi Musabelliu, i cili është bërë i njohur për publikun disa vite më parë në konkursin e talenteve “Ethet e së Premtes Mbrëma”.

Musabelliu i është përgjigjur Ramës duke postuar në “Instagram” foton e diplomës së marrë në një universitet privat.

“Unë këngëtar, gazetar dhe aktor dublant jam i nderuar koleg piktor. Por më mirë këngëtar dhe me dinjitet, sesa të lëpi mendere në këtë kohë bandash, droge dhe neokomunizmi që po instalon ti. Vdekja Fashizmit Liri Popullit, i nderuar”, - shkruan Musabelliu.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy