Zgjohu me MCN/ Mjeku i ORL-së shpjegon rreziqet që vijnë nga bakteret që përmbajnë kufjet në vesh

Zgjohu me MCN/ Mjeku i ORL-së shpjegon rreziqet që vijnë nga bakteret që përmbajnë kufjet në vesh

Infeksionet më të mëdha të veshit vijnë në masë të madhe nga përdorimi i gjatë i kufjeve të papastra në vesh.

 

Drupal Ad

 

 

 

Mjeku kirurg i ORL-së, Klevis Thomai, thotë në një intervistë për shikuesit e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, se përdorimi i gjatë i këtyre kufjeve fut infeksione të shumta dhe veçmas krijon infeksion të rrënjës së qimes së veshit.

Veshi ka ambienti i përshtatshëm për infeksione. Duke futur ato bakteriale dhe mykotite nga kufjet e papastra. Veshi ka disa kushte që janë ngrohtësia duke qenë mes kokës, errësira që nxitet krijimi i myshqeve dhe infeksioneve dhe lagështira.

Këto të tria i ka veshi dhe këto i shton këto edhe kufja po i përdori i njëjti person jo më ta përdorin dy veta të njëjtën.

Veshi pastrohet vet dhe duke vënë kufjet ti, ti komprometon pastrimin normal të veshit. Dylli është pjesë normale dhe thelbësore e tualetit të veshit. Dhe duka ja vënë ti kufjet ti këtë dyllin e shtyn më thellë një dhe dy dëmton rrënjën e qimes së veshit.

Duke e traumatizuar rrënjën e qimes, bën që një bakter që e ka pas kufja, të hyj te kjo rrënja e qimes dhe pastaj bën një infeksion të rrënjës së qimes edhe pas një minuti.

Ka shumë raste të të rinjve që vijnë me dëmtim të veshit nga zhurmat e ndryshme.

Mjeku kirurg ORL, foli edhe për rreziqet nga frekuentimit të pishinave dhe plazhit.

Ai specifikoi faktin se fëmijët duke qenë se nuk kanë qime por push në vesh, janë të ‘mbrojtur’ nga infeksionet.

Fëmijët janë më pak të predispozuar për infeksione në pishina. Ata nuk kanë qime kanë push.

Kur vjen vera fëmijët nuk bëjnë infeksione në pishina, por për më tepër shërohen dhe infeksionet e dimrit, qe behën nga komplikacionet dhe virozët e dimrit dhe kur vjen vera u them prindërve çojeni në plazh, sa me shumë ujë, i bën mirë veshit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy