Zbulohen detajet e takimit mes Ramës dhe Bashës, zgjedhjet drejt 25 Qershorit pa koalicione

Zbulohen detajet e takimit mes Ramës dhe Bashës, zgjedhjet drejt 25 Qershorit pa koalicione

Edi Rama dhe Lulzim Basha kane negociuar secilën prej 20 pikave të paketës amerikane për zgjidhjen e krizës per me shume se 5 ore ne Pallatin e Kongreseve. 

Por diskutimi më i vështirë ishte për datën e zgjedhjeve dhe sipas të gjitha gjasave është 25 qershori, e cila ishte edhe një nga kërkesat kryesore të Ramës që të mos shtyheshin përtej qershorit.

Palët kanë filluar të ndajnë se cilën pjesë të shtetit do të kontrollojë PD. Informacionet janë të rezervuara sepse bëhet fjalë për pikat kyce të shtetit, ku mund të kontrollohet administrata. 

Takimi ka zgjatur për rreth 5 orë dhe në përfundim dy liderët politikë janë larguar në heshtje. Në orën 17, PS dhe PD kanë mbledhjet me grupet parlamentare përkatëse.

25 qershori mund të konsiderohet një datë interesante, sepse nëse nuk bëhet me ndryshim të Kodit Zgjedhor, do të bëhet nga KQZ. 

Thuhet se Rama dhe Basha nuk janë të predispozuar të ndryshojnë kodin, ndaj dhe gjasat janë që cështja t'i kalojë Komisionit. Nëse kjo rezulton e vërtetë, kjo do të thotë se partitë do të dalin të ndara në zgjedhje, përfshirë PS dhe LSI. 

Për momentin nuk mund të flitet për ndryshime ministrash, për të plotësuar kërkesën e PD. Por nëse kjo nuk ndodh, atëherë i bie që paketa McAllister të ketë rënë dhe të ketë një paketë Rama-Basha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy