Operacioni i policisë gjermane, bastis ndërtesa e xhami për të zbuluar bashkëpunëtorët e autorit të masakrës së Berlinit

Operacioni i policisë gjermane, bastis ndërtesa e xhami për të zbuluar bashkëpunëtorët e autorit të masakrës së Berlinit

Policia gjermane ka zhvilluar një oporacion masiv në Berlin duke kontrolluar mbi 20 prona, në lidhje me xhaminë që frekuentohej nga tuniziani, autor i sulmit të Berlinit që vrau 12 persona dhe plagosi mbi 50 të tjerë në sulmin në tregun e Krishtlindjeve.

Rreth 450 oficerë kanë bastisur apartamente, 2 kompani dhe 6 qeli burgu të dyshuara për lidhje me organizatën e ashtquajtur  “Fussilet 33 e.V.”, e cila drejtonte xhaminë.

Sipas mediave vendase, autoritet thonë se operacioni ka nisur që në orën 6 të mëngjesit sotëm dhe kërkimet do të vijojnë. 

Prokurori federal ka thënë se Anis Amri, sulmuesi i Berlinit, vizitoi një xhami të drejtuar nga organizata “Fussilet 33 e.V. ditën e sulmit të dhjetorit. 

Më 31 janar policia gjermane arrestoi tre burra të dyshuar për lidhje të ngushta me militantët e Shtetit Islamik dhe që kishin planifikuar të udhetonin në Lindjen e Mesme për tu bashkuar me ekstremistët.

E përditshma gjermane Bild  tha se të arrestuarit gjithashtu kishin qenë frekuentues të xhamisë  në rrethin Moabit të Berlinit, e njëjta që mendohet se frekuentonte Amri.

Një ditë më parë 5 studentë italianë, numrat ë të cilëve u gjendën në celualin e autorit të sulmit, dëshmuan se e njihnin Amri si shpërndarës droge.

Amri kishte 14 identitete të ndryshme dhe kishte qenë  nën fenerët e agjentëve të inteligjencës gjermane.

Gjithashtu edhe prejardhja e tij islamike ishte e njohur,  po aq sa edhe fakti që punonte si shpërndarës droge .Më 21 shtator shërbimet sekrete pushuan së kërkuari Amri  duke mos e konsideruar më një kërcënim terrorist.

Amri u vra rastësisht nga policia ne Milano, dy ditë pas ngjarjes që tronditi Gjermaninë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy