Ish-kryeministri Meksi për dhjetorin ’90: Shqipëria sot nuk është ajo që ëndërruam ato ditë

Ish-kryeministri Meksi për dhjetorin ’90: Shqipëria sot nuk është ajo që ëndërruam ato ditë

Ish-kryeministri Aleksandër Meksi, kujton sot 30 vjetorin e krijimit të Partisë Demokratike. Meksi shkruan se Shqipëria sot nuk është ajo që studentët e ’90 ëndërruan.

“I uroj të gjithë demokratëve këtë ditë, e në radhë të parë atyre që mbushën sheshet ato ditë me thirrjet "Liri-Demokraci", "E duam Shqipërinë si gjithë Evropa", që një ditë ëndërrat e tyre të realizohen plotësisht dhe këtë e kanë në dorë ata vetë”, shkruan ndër të tjera ish-kryeministri Aleksandër Meksi.

Shkrimi i plotë:

Si sot në 12 dhjetor 1990, 30 vite më parë, një grup studentësh, pedagogësh e intelektualësh në vazhdën e protestave studentore dhe mbështetjes së tyre nga qytetarët e Tiranës e kërkesave të tyre, vendosën të krijohet një Parti e të gjithë shqiptarëve kundërshtarë të regjimit të komunistëve, një Parti që qysh në Programin e saj theksoi synimet për Shqipëri si Evropa demokratike, pluraliste, me ekonomi tregu të lirë, me respekt për të drejtat e njeriut e një shtet juridik e për çështjen kombëtare dhe e quajti Partia Demokratike e Shqipërisë.

Shqipëria sot nuk është ajo e vitit 1990, e një diktature komuniste, por në mjaft aspekte as ajo që ëndërruam ato ditë.

I uroj të gjithë demokratëve këtë ditë, e në radhë të parë atyre që mbushën sheshet ato ditë me thirrjet "Liri-Demokraci", "E duam Shqipërinë si gjithë Evropa", që një ditë ëndërrat e tyre të realizohen plotësisht dhe këtë e kanë në dorë ata vetë. GËZUAR !!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy