Temperaturat deri në 23°C, parashikimi i motit për sot

Temperaturat deri në 23°C, parashikimi i motit për sot

Si pasojë e masave ajrore të qëndrueshme me origjinë perëndimore territorin shqiptar do të mbizotërohet nga moti i kthjellët gjatë paradites.

Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjellë kalim të vranësirave të cilat në zonat verilindore dhe juglindore herë pas here do të zhvillohen duke gjeneruar reshje të pakta shiu; më të theksuara në zonat Juglindore të territorit.

Sipas meteoalb, parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike në të gjithë territorin e vendit. Për sa i përket temperaturave të ajrit do të pësojnë rritje si në orët e mëngjesit edhe në të mesditës duke luhatur vlerat ditore 4°C deri në 23°C vlera më e lartë në rang territori.

Era do të fryjë kryesisht mesatare, por herë pas  here e fortë me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi veriperëndimor; kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim deri në 3 ballë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy