Parlamenti i Letonisë ka miratuar ndryshimet në Ligjin e Trafikut që ndalon qarkullimin e mjeteve motorike të regjistruara në Rusi.
Ligji përcakton detyrimin për të riregjistruar, deri më 4 shkurt të vitit të ardhshëm të gjitha mjetet motorike të regjistruara në Rusi.
Përjashtim do të jenë automjetet me targa ruse që kalojnë vetëm transit jashtë vendit.
Makinat e paregjistruara ende në qarkullim do të sekuestrohen dhe do t'i dhurohen Ukrainës.



