Trojka e ambasadorëve mesazh partive të vogla: Të premten iu presim në takim...

Trojka e ambasadorëve mesazh partive të vogla: Të premten iu presim në takim...

Ambasadori amerikan, Donald Lu, ambasadorja e Bashkimit Evropian Romana Vlahutin i kanë dërguar një mesazh partive të vogla për një takim konsultativ me ta.

Takimi është thirrur për ditën e premte, ndërkohë vjen në një kohë që po skadon afati i regjistrimit të kandidatëve për deputetë.

"Ora News" ka siguruar mesazhin e dërguar për 7 kryetar të partive politike, përfshirë këtu edhe kreun e PDIU-së, Shpëtim Idrizi.

Mesazhi:

Përshëndetje z. Madhi, z. Duka, z. Dule, z. Ndoka, z. Blushi, z. Idrizi, z. Shehi Ambasadori Borchardt, Ambasadori Lu dhe Ambasadorja Vlahutin kanë kënaqësinë t’ju ftojnë në një takim informues për procesin e negociatave te zhvilluar mbrëmë.

Takimi do te zhvillohet ditën e premte, dt. 28 prill ora 10:00, vendi për t’u konfirmuar. Ju lutem me konfirmoni nëse axhenda juaj e mundëson pjesëmarrjen tuaj ne këtë takim. Ju faleminderit, Irida Gjyshi.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy