Në 24 orët e fundit, në Shqipëri janë regjistruar 132 raste të reja me Covid-19 nga 817 testime të kryera.
Ato janë të shpërndara si më poshtë:
24 raste në Tiranë, 15 në Gjirokastër, nga 10 raste në Korçë, Elbasan, nga 8 raste në Krujë, Lezhë, nga 7 raste në Shkodër, Durrës, nga 6 raste në Kukës, Berat, nga 5 raste në Dibër, Malësi e Madhe, nga 3 raste në Has, Pustec, nga 2 raste në Kavajë, Pukë, Tropojë, Pogradec, Bulqizë, nga 1 rast në Lushnje, Vlorë, Kamëz, Mat, Maliq.
Sipas të dhënave ditore të ISHP-së, 4 persona kanë humbur jetën gjatë kësaj kohe. Viktimat janë një 66-vjeçare nga Kukësi, një 69-vjeçar nga Kurbini, një 70-vjeçar nga Elbasani dhe një 72-vjeçar nga Tirana.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 173 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.
55 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar në 6788 që nga fillimi i epidemisë.
COVID-19 – Statistika (17 shtator 2020)
Testime totale 77217
Raste pozitive 11948
Raste të shëruara 6788
Raste Aktive 4813



