Nis punën Komisioni i Reformës Zgjedhore, Gjiknuri: Opozita e ka derën hapur në çdo kohë

Nis punën Komisioni i Reformës Zgjedhore, Gjiknuri: Opozita e ka derën hapur në çdo kohë

Nisi sot mbledhja e parë e Komisionit Parlamentar të Reformës Zgjedhore. Drejtuesit e saj, deputetët Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari, kanë vënë theksin te bashkëpunimi mes palëve për të arritur një sistem zgjedhor, që të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme.

Në fjalën e tij, bashkëkryetari Damian Gjiknuri ka pasur një ftesë të hapur për opozitën jo parlamentare, për të dërguar vëzhguesin e tyre në këtë Komision. Ai ka theksuar se opozita e ka derën e hapur për t'iu bashkuar kolegëve të tyre në çdo kohë që e mendon të arsyeshme.

"Do të vazhdojmë pavarësisht mungesës së vullnetet, kanë një karrige bosh në çdo kohë që duan të marrin pjesë. Kjo është një ftesë e hapur, edhe pse kanë zgjedhur një rrugë jo demokratike. Jam i bindur që një ditë do të ndodhë, pavarësisht nga retorika e çastit. Uroj të krijojmë një klimë të mirë bashkëpunimi. Bashkë kemi mundur, kur ishim në opozitë, të bisedojmë, të gjejmë marrëveshjet e duhura dhe të kalojmë reforma konsensuale. Zgjedhjet këtë vit kanë përmirësime. Me kimën e mirë të bashkëpunimin do kemi mundësi të kemi produktin më të mirë. Kërkoj mbështetjen e institucioneve ndërkombëtare dhe atyre që janë këtu për të na mbështetur qoftë me një kontribut modest. OSBE e ka deklaruar se është e gatshme të ofrojë asistencë, ne e mirëpresim. Presim dhe donatorët e tjerë për bashkëpunim dhe mbështetje”, tha Gjiknuri.

Nga ana tjetër, Rudina Hajdari vuri theksin te një sistem i ri zgjedhje, duke deklaruar se sistemi aktual është i dominuar nga anti-kushtetueshmëria. Sipas saj, vendi ka nevojë urgjente për një sistem të ri politik, me politikanë që vijnë në parlament nëpërmjet votës së qytetarëve dhe jo nga blerja e mandatit.

“Ndaj opinion të ndryshëm nga Gjiknuri, por kjo nuk do të thotë që nuk do bashkëpunojmë, pasi jemi këtu për një arsye të vetme, ndryshimi i sistemit politik. Sistemi aktual është i dominuar nga anti-kushtetueshmëria, klasa politike nuk është e përfaqësuar nga njerëzit, por përfaqësohet në mënyrë të padrejtë në Kuvend. Shqiptarët janë të interesuar për këtë reformë. Kjo reformë kërkon vullnet të gjerë politik. Në këto tri dekada komisionet nuk  kanë prodhuar reforma të mira. Duke marrë parasysh sfidën e madhe që kemi përpara, fakti që jemi ulur këtu tregon se ka një konsensus të gjerë për diskutim për ndryshimin aktual të sistemit.Zgjedhja e opozitës jashtë për të mos qenë pjesë e këtij komisioni nuk na pengon të garantojmë votën e lirë e të ndershme për të gjithë shqiptarët”, deklaroi Hajdari.

Komisioni i Reformës Zgjedhore, sipas Gjiknurit, pritet të adresojë rekomandimet e OSBE-së, por edhe çështje të tjera si vota e emigrantëve dhe futja e teknologjisë në zgjedhje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy