Fan Noli: "Babai i Skënderbeut ndërronte fenë sipas interesave"

Fan Noli: "Babai i Skënderbeut ndërronte fenë sipas interesave"

Fan Noli në kujtimet e tij thoshte se arketipi i tij, Skënderbeu, ishte frymëzim moral bashkë me ungjin e tij dhe Jezu Krishtin.

Në disertacionin e tij hagiografik për Skënderbeun, të paraqitur në Universitetin e Bostonit më 1947, Fan Noli shpërfaqi edhe pikëpamjen e tij për prirjet shpirtërore të Kastriotëve, shkruan Konica.al. Me këtë, ai ishte i pari studiues që në mënyrë shkencore i hoqi luspat e krishtera familjes bujare të Kastriotëve, duke e interpretuar religjionin mesjetar thjesht si një mjet i mbijetesës makiaveliste.

Duke folur për të atin e Skënderbeut, Noli thotë se ‘në fe Gjon Kastrioti ishte shqiptar tipik’.

Ai nuk ishte ndjekës fanatik i ndonjë feje dhe e ndërronte në pëlqim me orientimet e tij politike.

Ai ishte katolik roman si aleat i Venedikut më 1407; ortodoks si aleat me Stefan Llazareviçin e Serbisë, nga 1419-1426; mysliman si aleat me Muratin II nga 1430-1438; sërish një katolik më 1438 si aleat dhe qytetar nderi i Venedikut dhe Raguzës; dhe në fund vdiq si një i krishterë në vitin 1443”, shkruan Noli në jetëshkrimin për Skënderbeun.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy