Procesit të vaksinimit që nisi para pak ditësh i janë nënshtruar deri tani 369 mjekë dhe infermierë. Sipas kryeministrit Rama, procesi do të vijojë edhe sot.
“369 mjekë dhe infermierë të vijës së parë të betejës me #COVID19 janë sot më të mbrojtur nga virusi i rrezikshëm, pas kryerjes së dozës së parë të vaksinës antiCOVID në Qendrën e Vaksinimit në Air Albania Stadium, në 6 ditët e para të vaksinimit, teksa procesi do të vijojë edhe sot, pa u ndalur”, shkruan Rama.
Procesi i vaksinimit me Pfizer-BionTech nisi të hënën në stadiumin “Air Albania”. Të parët që u përzgjodhën për të bërë dozën e parë të vaksinës janë punonjësit e sistemit shëndetësor.



