
Pedagogu Dorajet Imeri ka qenë i ftuar pasditen e sotme në studion e lajme në MCN Tv për të folur për qeverinë e re në Malin e Zi dhe kryeministrin Dritan Abazoviç. Imeri tha se Abazoviç nuk ka paraqitur një platformë nacionaliste dhe zgjedhja e tij në krye të qeverisë malazeze nuk duhet parë nga ky prizëm.
Nuk dua të shoh nga prizmi nacionalist. Abazoviç nuk ka paraqitur platformë nacionaliste. Përpara se të jetë e rëndesishme për shqiptarët është e rëndësishme për Malin e Zi.
Ndihem mirë kur shqiptarët mund të kë kenë zërin e tyre në Malin e Zi. Zgjedhja e Abazoviç do të jetë një fillim i mbarë.
Imeri tha qeveria në krye të së cilët është Abazoviç është qeveri e pakicës dhe se do të përballet me dy sfida kryesore.
Ka një qeveri të pakicës. Konjukturat politike do të jenë sfida e parë. Konsideroj që mbajtja e linjës euroatlantike do të jetë sfidë kryesore.
Roli i shqiptarëve në qeveri do të jetë i ulët. Vetëm dy do të jenë shqiptarë. Ata do të kenë peshë se do të çojnë përpara axhendat e Malit të Zi. Mali i zi vazhdon të jetë akoma pjesa e ndjeshme që e ka të vështirë të dalë nga konjukturat jugosllave. Ndikimi serb është i madh në Malin e Zi.
Ndërkohë përsa i përket një marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës, Imeri tha se Serbia nuk është për një marrëveshje me Kosovën.
Kemi qenë pesimist. Serbia nuk është e interesuar për një marrëveshje me Kosovën, është e interesuar për një marrëveshje që të minojë të ardhmen e saj. Serbia dëshiron që përmes serbëve lokalë të minojë Kosovës. Serbia nuk nënshkruan marrëveshje të paqes.
Gjermania do të ishte përcaktuese për zhvillimin e proceseve. Kemi përpjekje nga Franca dhe Gjermania që të dominojnë në politikën e jashtme. Vazhdoj të jem skeptik se mund të ketë një marrëveshje me Serbinë.



