Tesla planifikon ndërtimin e një fabrike makinash 4.5 miliardë euro në Spanjë

Tesla planifikon ndërtimin e një fabrike makinash 4.5 miliardë euro në Spanjë

Prodhuesi amerikan i makinave elektrike Tesla është në bisedime me drejtuesit e qeverisë rajonale të Valencias në Spanjë për të ndërtuar një fabrikë makinash, raportoi të enjten gazeta Cinco Dias, duke cituar burime pranë diskutimeve.

Investimi total i kompanisë në fabrikë mund të kalojë 4.5 miliardë euro (4.83 miliardë dollarë), tha gazeta, raporton Reuters.

Tesla nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment, ndërsa qeveria qendrore e Spanjës refuzoi të komentonte.

Prodhuesi gjerman i makinave Volkswagen ka thënë tashmë se planifikon të investojë deri në 3 miliardë euro në një fabrikë baterish në qytetin e Sagunto në zonën e Valencias.

Spanja është prodhuesi i dytë më i madh i makinave në Europë dhe po përdor fondet e Bashkimit Europian për rikuperimin e pandemisë COVID për të tërhequr prodhuesit e makinave për të investuar në prodhimin e baterive dhe automjeteve elektrike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy