Dhjetë vjet pas vdekjes së themeluesit Steve Jobs, Apple vazhdon të rritet. Cili është sekreti? Teknologjia sigurisht. Por njerëzit vijnë para teknologjisë. Kapitali njerëzor është më i rëndësishëm. Apple vazhdon të synojë punësimin e talenteve. Gjithmonë. Çdo ditë. Një nga mënyrat më të praktikuara është blerja e startup-eve në fazën e nisjes, me synimin për të bërë pjesë të saj zgjidhjet teknologjike që ata po zhvillojnë, por mbi të gjitha njerëzit që punojnë atje.
Është një strategji shumë precize, e ndjekur me një ritëm të tërbuar: në gjashtë vitet e fundit Apple ka blerë rreth njëqind kompani start-up: nga këto tre ose katër ishin me madhësi të konsiderueshme, të gjithë të tjerat ishin të vogla dhe pothuajse asgjë nuk dihej për to. Vetë Apple kontribuoi në këtë mungesë informacioni, i cili imponon klauzola kaq të gjera konfidencialiteti në kontrata, saqë punonjësve të start-up-eve të blera madje u ndalohet të azhurnojnë profilin e tyre profesional në internet.
Njëqind të tilla të blera në gjashtë vjet janë një numër i madh, i cili duhet të zgjojë korporatat që ende u drejtohen sipërmarrjeve të reja të teknologjisë si një mundësi për t’u zgjeruar duke u dhënë një grusht para ose duke u ofruar një çmim të padobishëm për të fituar pak simpati; kur, nga ana tjetër, start-up-et janë limfa vitale që u duhet kompanive të mëdha.
Kyçi është investimi tek njerëzit, besimi tek të rinjtë.
Në këtë kontekst duhet parë edhe letra e parë me të cilën Steve Jobs shumë vite më parë kërkonte një punë. Ishte viti 1973, Jobs ishte 18 vjeç, nuk kishte përvojë profesionale dhe kur u pyet nëse ishte në gjendje të gjente një mjet transporti, ai u përgjigj: "E mundur, por jo e mundshme".
Në atë tekst të shkruar me dorë, Jobs mburrej se kishte një pasion për diçka të rrallë në atë kohë: kompjuterët. E punësuan në Atari, ku ai takoi Steve Wozniak dhe vetëm dy vjet më vonë të dy themeluan Apple. A do të kishte punësuar dikush një 18-vjeçar të trullosur si Jobs në një vend tjetër? E mundur, por jo e mundshme. / La Repubblica /



