
Shefit të Krimeve në Policinë e Gramshit, Sokol Novaku dhe familja e tij janë marrë në mbrojtje nga uniformat blu pas kërcënimeve që kanë ardhur në drejtim të tij nga persona ende të paidentifikuar.
08:10h-Kërcënohet me jetë shefi i Krimeve në Gramsh, Sokol Novaku
Kërcënohet me jetë ish-shefi i sektorit të lëndëve narkotike në drejtorinë e Elbasanit, Sokol Novaku është. Ai ka marrë një mesazh në celularin e tij, nga persona të paidentifikuar. Novaku ka depozituar në Prokurorinë e Rrethit Elbasan kallëzim për kërcënimin e marrë.
“..Mos kujto se kemi harruar për ato 4 kilet që na keni kapur. Do të bajm ushqim për derra, ty me gjithë familjen, do të djegim të gjallë. Kena për të q* robt, i ke ditët e numërume.”
Më datë 26 nëntor 2020, Policia e Elbasanit dhe Forcat Operacionale finalizuan me sukses një operacion antidrogë, ku u sekuestruan 4.215 kg heroinë. Droga u gjet në njëë furgon të ngarkuar me dru, që drejtohej nga shtetasi Gëzim Balla, 46 vjeç.
Sokol Novaku, rreth 10 ditë më parë u transferua si shef krimesh në komisariatin e policisë në Gramsh, ndërsa ka qenë më parë shef i komisariatit Nr.2 në Tiranë.



