Finlandë ka filluar ndërtimin e një “seksioni provë” të një gardhi prej tre kilometrash në kufi me Rusinë.
Një lajm të tillë e kanë bërë të ditur mediat vendase, cituar nga Tass dhe thuhet se ndërtimi filloi më 27 shkurt në zonën e kalimit kufitar Imatra.
Barriera e ngritur do të pajiset me sisteme kontrolli teknik. Gjatë funksionimit të këtij seksioni do të kontrollohet nëse gardhi do t’i rezistojë efekteve të temperaturave të dimrit dhe masave të borës, si dhe flukseve të mundshme të njerëzve që vijnë nga Rusia.
Është planifikuar që faza e parë e ndërtimit, për të cilën autoritetet e republikës ndanë 6 milionë euro, të përfundojë deri në fund të qershorit 2023.
Në qershor 2022, Ministria e Brendshme finlandeze njoftoi planet e qeverisë për të vendosur barriera “në zona kritike” në kufirin lindor me Rusinë, në mënyrë që vendi të përgatitet për t’u përballur me “kërcënimet e një natyre hibride”, duke përfshirë përdorimin e “migrimit” si çështje për të ushtruar presion politik.
Më pas, shërbimi kufitar i republikës sqaroi se bëhej fjalë për ndërtimin e një gardhi në pjesën juglindore të kufirit me Rusinë brenda dy deri në tre vite dhe synimet për të mbrojtur rreth 10-20% të kufirit me një gjatësi prej 1300 km.
Ideja për ngritjen e një barriere u mbështet nga kryeministrja e vendit, Sanna Marin.



