Rikthehen shirat dhe dëbora/ Parashikimi i motit nga e hëna në të premte

Rikthehen shirat dhe dëbora/ Parashikimi i motit nga e hëna në të premte

Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Kjo vjen si pasojë e disa qendrave të thella të presionit atmosferik me origjinë polare të cilat do të përfshijnë jo vetëm territorin e vendit tonë por edhe pjesën më të madhe të Europës.

Në këtë mënyrë moti për të gjithë javën parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura por nuk do të mungojnë edhe intervalet e herëpashershme dhe afatshkurtra me diell.

Në momentin e vranësirave të dendura reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave.

 Në disa prej ditëve përgjatë ultësirës perëndimore (kryesisht veriperëndim dhe jugperëndim) reshjet do të jenë me intensitet mesatar dhe të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me breshër dhe shkarkesa elektrike.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, njofton se në zonën e Alpeve parashikohen reshje të dendura dëbore ndërsa në relievet e tjera malore në lindje reshje dëbore me intensitet të ulët dhe vetëm ditën e premte me intensitet mesatar.

Vlen për tu theksuar se për këto ditë pritet erë tepër intensive me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut dhe shpejtësi që arrin deri 20 – 25m/s ndërsa pritet edhe dallgëzim i lartë në dete të forcës 5-7 ballë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy