
Vendimi për liberalizimin e vizave me Kosovën mund të hyjë në fuqi më 1 nëntor 2023. Radio Evropa e Lirë raporton se vendet anëtare të BE në takimin e grupit punues për vizat kanë përafruar qëndrimet rreth këtij kompormisi.
Po sipas REL Franca kushtëzoi hyrjen në fuqi të liberalizimit të vizave me nisjen e zbatimit të ETIAS-it.
Ky sistem digjital synon të bëjë evidentimin e vizitorëve që hyjnë prej jashtë BE-së në zonën e lëvizjes së lirë, Schengen. Ai është dashur të nisë së funksionuari në vitin 2022, por data është shtyrë disa herë dhe tani si afat përmendet nëntori i vitit 2023.
Shtetet që e kanë kundërshtuar lidhjen me ETIAS, e kanë argumentuar këtë me faktin se ai sistem mund të mos jetë gati as më 1 nëntorë të vitit 2023, dhe kjo do ta shtynte përsëri hyrjen në fuqi të liberalizimit të vizave për Kosovën.



