Krasniqi: S’mund të pranohet shtet brenda shtetit në Kosovë, plani franko-gjerman jep kompetenca ekzekutive (VIDEO)

Krasniqi: S’mund të pranohet shtet brenda shtetit në Kosovë, plani franko-gjerman jep kompetenca ekzekutive (VIDEO)

Analisti Agim Krasniqi, i Institutit Shqiptar për Gjeopolitikë, për deklaratën e dalë prej institucionit ku bën pjesë ku i bëhet thirrje qeverisë së Kosovës që të mos firmosë draftin franko-gjerman, thotë se duhet një zgjidhje e cila do të çonte drejt normalizimi të rajonit si rezultat i përplasjeve politike mes dy vendeve.

Në një lidhje me studion e lajmeve të MCN TV, ai deklaroi se duke dëgjuar deklaratat e ndërkombëtarëve dhe ata që i quajnë miq apo aleatë strategjik se nuk do të ketë shtet brenda shtetit të Kosovës, shprehet se dokumentet që po shohin tregojnë të kundërtën e saj.

Vetë plani franko-gjerman në pikën e 7 të tij parasheh vetëqeverisje të komunitetit serb në këtë bashkësi. Marrëveshjet e shkuara kanë parë interpretimin e Kushtetutës.

Ne si qytetarë të Republikës së Kosovës, jemi dakord që t’i rrimë mbas qëndrimeve dhe premtimeve që bashkë me faktorin ndërkombëtar janë realizuar me ato marrëveshje, por tashmë s’mund të pranohet një shtet brenda shtetit në Kosovë.

Ne i besojmë amerikanëve plotësisht dhe po analizojmë dokumentet që po dalin në publik.

Draft-statuti e shkëput këtë organizëm duke i dhënë kompetenca ekzekutive dhe në disa momente e nxjerr jashtë qeverisë.

Kjo është e papranueshme dhe cenon shtetin e Kosovës.

Lidhur me deklaratën se drafti franko-gjerman do të rrezikojë paqen e stabilitetin jo vetëm në Kosovë por edhe në Ballkan, Krasniqi shtoi se Kosova dhe Serbia kanë ndikim të gjeopolitikës së madhe sepse në rajonin e Ballkanit, fuqi të mëdha perëndimore janë duke bërë përpjekje të shtrinë ndikimin në rajon.

Sipas tij, nga njëra anë europianët që përmes anglezëve dhe francezëve penguan politikat e rajonit dhe nga ana tjetër Turqia që po fuqizohet për shkak të pozicionit gjeo-strategjik.

Serbia e shfrytëzoi këtë mundësi që iu ofrua gjatë procesit të negociatave për marrëveshje. Bisedimet politike çuan deri te kontestimi i statusit aktual që e kemi të njohur nga ndërkombëtarët.

Në bisedimet e mëvonshme dolën në pah mundësi për shkëmbim territoresh. Përpjekjet e Serbisë për ta manipuluar botën perëndimore europiane, kinse se duan ta mbrojnë Europën nga invazioni neo-islamik, sidomos në shtetet e Ballkanit ku ka prani të madhe islami.

Europa në heshtje e sheh këtë mundësi si potencial i rrezikimit të kulturës apo Perëndimit nga përpjekjet e Lindjes për të shtrirë influencën e vetë.

Kosovës veriore i shkëputet lidhja me komunitetit islam të Bosnjë Hercegovinës, me sanxhakun e Novi Pazarit ku 90% janë të besimit islam, Kosovën, Maqedoninë, del në Bullgari, ka një komunitet islam atje, lidhet atje me Turqinë dhe kjo është hartë-shigjeta myslimane që është trumbetuar që në vitet ‘90-të se mund të krijojë një destabilitet.

Edhe Turqia ka interes ta shtrijë influencën e vetë në Ballkan, sidomos mes popujve që i përkasin besimit islam.

Këtu ka përplasje mes fuqive të mëdha dhe Turqia po e shfrytëzon këtë mundësi që ta anashkalojë Kosovën si mundësi për ta bërë këtë lidhje.

Turqia është e interesuar përmes Serbisë që të ruajë përpjekjen e vetë për të depërtuar në Bosnjë Hercegovinë, duke anashkaluar shqiptarët e Kosovës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy