A po përgatitet Serbia për luftë? Ramabaja: Ka në platformë, krijimin e Botës Serbe. Po mundohet të luaj rolin e viktimës pas atij të agresorit (VIDEO)

A po përgatitet Serbia për luftë? Ramabaja: Ka në platformë, krijimin e Botës Serbe. Po mundohet të luaj rolin e viktimës pas atij të agresorit (VIDEO)

Një ditë pasi prezantoi planin e tij me 7 pika për Kosovën, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka nënshkruar edhe vendimin për kthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak.

Por të gjitha këto, drejtori i Institutit Gjeopolitik të Kosovës, Sadri Ramabaja, në një komunikim për ‘MCN live”, i sheh si tërheqje taktike të Serbisë pas vizitës së drejtori të CIA-s.

Sipas tij,  Beogradi ka në platformë krijimin e Botës Serbe, dhe në kuadër të saj janë edhe 7 kërkesat e parashtruara nga Aleksandar Vuçiç.

Duket se vizita e drejtorit të CIA-s, William Burns, ka qenë ajo pika kulmore e ndërhyrjes së perëndimit për të parandaluara një vjeshtë të nxehtë.

Dhe natyrisht këto valvula të ndërhyrjes kanë prodhuar këtë tërheqje taktike të Serbisë përmes shpalljes së këtyre 7 kërkesave që fillimisht u paralajmëruar si nëj lloj ultimatumi të veçantë.

Mediat të afërta me pushtetin në Serbi, madje paralajmëronin se Vuçiç do të shpallet në mos të tërën, një pjesë të territorit të Kosovës, si zonë e okupuar, etj. Pra, e gjithë kjo zhurmajë e Beogradit erdhi dhe solli atë faktin ‘nga një mal- polli një mi’. Serbia u detyrua u pranojë, se është në defensivë.

Sipas Ramabajës, Beogradi ka në platformë krijimin e Botës Serbe, dhe në kuadër të saj janë edhe 7 kërkesat e parashtruara nga Vuçiç.

Për Ramabajën, Vuçiç po mundohet të luaj tanimë rolin e viktimës pas atij të agresorit, që e çoi në një fiasko të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Beograd ka një platformë të miratuar tashmë më 8 qershor për krijimin e Botë Serbe dhe nga ajo nuk heq dorë.

Edhe këto 7 pikat kërkesat që i ka parashtruar Vuçiç me 13 shtator, janë si të thuash pjese komplementuese e 49 pikave të platformën së botës serbe.

Por Vuçiç duket se është në kërkim të blerjes së kohës, ai ka nevojë për shtyjë të procesit së paku deri në përudhen se do të shihet qartë se nga të shkoj lavjerrësi i luftës në Ukrainë. Dhe këtë po e bën në rrugë diplomatike duke paralajmëruar aksione subversive në Kosovë por gjithnjë duke luajture lojën e viktimës tashmë.

Pavarësisht se ishte agresor në 27 shtator të viti të kaluar dhe pësoi një fiasko të pashembullt në raportet serbo-shqiptare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy