Piloti ndihet keq, pasagjeri arrin të ulë avionin (Video)

Piloti ndihet keq, pasagjeri arrin të ulë avionin (Video)

Një pasagjer pa asnjë eksperiencë në fluturim, arriti që të ulë me sukses një avion të vogël, pasi piloti u ndje keq papritur gjatë fluturimit.

Ngjarja e pabesueshme ndodhi në Florida, SHBA, në aeroportin ndërkombëtar të Palm Beach, ku edhe në sajë të ndihmës së kontrollorëve të trafikut ajror me radio, avioni arriti që të ulet me sukses.

Kam një situatë të rëndë këtu. Piloti nuk ndihet mirë. Nuk e kam idenë se si ta pilotoj avionin.

Është ky mesazhi i dërguar nga pasagjeri i Cessna Caravan, kur ndodhej rreth 70 milje në veri të destinacionit final.

Pyetjes se cili ishte pozicioni, pasagjeri u përgjigj, “Nuk e kam idenë, arrij veç të shoh brigjet e Floridas para meje”.

Duke ndjekur instruksionet e dhëna nga kontrollorët e fluturimit, pasagjeri arriti që ta ulë avionin në tokë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy