
Një superjaht i lidhur me miliarderin rus Roman Abramovich, u ankorua në resortin turistik turk të Marmaris të martën, i tha një burim i portit Reuters, një ditë pasi një tjetër jaht i tij mbërriti në Bodrum, gjithashtu në jugperëndim të qarkut.
“Eclipse”, i cili është një nga jahtet më të mëdhenj në botë, 162.5 metra i gjatë, i cili lundron nën flamurin e Bermudës, mbërriti në Marmaris pasi lundroi në juglindje të ishujve grekë të Kretës dhe Rodos, sipas të dhënave të Trafikut Detar.
Të dhënat treguan gjithashtu se superjahti “Solaris” i lidhur po me miliarderin rus, u ankorua në Bodrum, rreth 8 km larg bregut, pasi kishte kaluar ujërat e vendeve të Bashkimit Europian që kanë sanksionuar oligarkun.
Por pavarësisht ankorimit të këtyre jahteve, nuk u gjet asnjë provë që Abramovich ishte në bordin e ndonjërës prej anijeve. Miliarderi rus, u shtua në listën e zezë të Bashkimit Europian, javën e kaluar.



