Pano Soko, ekspert i ekonomisë tha në studion e emisionit “MCN Economy” se është rritur disi besimi për investimin tek kriptovalutat, por mbetet ende larg së qenuri një parajsë e sigurtë për kapitalet e njerëzve në kohë krizash dhe luftërash.
Kur ka konflikte kapitali vendos të stacionohet nëpër porte të ndryshme deri sa të bjerë stuhia. Portet kryesore janë flori, argjendi, kryesisht janë metalet që e mbartin vlerën kur ka anomali. Besimi fillon edhe parkohet tek kriptovalutat. Ku mendon ti se është një hapësirë e qetë ku mund të presësh sa të mbarojë stuhia. Jemi larg për ta quajtur kriptovalutën një “parajsë të sigurtë” për kapitalin në momentet që ka luftëra apo anomali të tjera. Ndoshta Bitcoin mund ta ketë edhe për shkak të stabilitetit, por luhatjet janë të mëdha në tregun e kriptovalutave. Filozofia në vetvete është ende e brishtë.



