Nga mbijetesa mes plehrave në migrim, deri te sipërmarrja e saj/ Biraku rrëfen rrugëtimin e vështirë në Greqi

Nga mbijetesa mes plehrave në migrim, deri te sipërmarrja e saj/ Biraku rrëfen rrugëtimin e vështirë në Greqi

Klodijana Biraku, një sipërmarrëse në Greqi, rrëfeu për shikuesit e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, rrugëtimin e saj të vështirë të jetës nga Shqipëria deri në ditët e sotme në Greqi.

 

Drupal Ad

 

 

 

Biraku, thotë se ishte vetëm 15 vjeç kur e bërë nënë në atë kohë së bashku më bashkëshortin vendosën të marrin rrugën për gyrbet, në mënyrë të pazakontë mes malesh, 29 vjet para.

Ishte kohë e vështirë asokohe në Shqipëri dhe unë si fëmijë vetë e martuar me bebe në krah me bashkëshortin vendosëm të iknim maleve për në Greqi.

Kemi ecur pesë ditë radhazi, pa bukë e pa ujë, duke u rrëzuar, lënduar. Unë isha vet fëmijët dhe qaja rrugës se pse e mora këtë rrugëtim.

Kur kemi arritur në Selanik, kemi fjetur 2-3 ditë poshtë plehrave në një garazh kamionësh. Mund të them se neve na kanë rritur plehrat në atë kohë. E vështira ishte se për 2-3 vjet nuk kemi arritur të gjenim punë, nuk na merrnin, se nuk kishim dokumente, ose edhe kur na merrnin, në të zezë, nuk na paguanim aq sa punonin deri ne 9 orë, punova fillimisht si pjatalarëse.

Ka qenë një rrugëtim mjaft i dhimbshëm. Më pas u divorcova dhe më erdhi motra në ndihmë, e filluam bashkë tërë rrugëtimin e punësimit tonë.

Biraku më pas arriti të ja dalë bashkë më të motrën.

Duke ‘vjedhur’ zanatin nga kuzhinierët grek, arritën deri te biznesi i tyre, dhe sot në restorantin e saj, shef kuzhine është i biri.

Më motrën në restorantin ku punonim, arritëm të ‘vidhnin’ zanatin e kuzhinës, se përndryshe nuk ecën dot përpara.

Në Mitilini ku punonin prej shumë vitesh, pronari i moshuar e shiti biznesin dhe ne ngaqë kishim hequr para menjëherë arritëm ta blinim atë dhe vazhduam rrugën tonë.

Tanimë jam rikthyer në Selanik, dhe hapëm edhe një picabar. Çuni im 29 vjeç është shef kuzhine në restorant dhe mban dy lokale. Pra me shumë vështirësi ja kemi dal mbarë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy