Izraeli sulmon me raketa Gazën, 11 të vdekur

Izraeli sulmon me raketa Gazën, 11 të vdekur

Ushtria izraelite vrau të paktën 11 palestinezë në Gazën qendrore dhe veriore në orët e para të së shtunës.

Drupal Ad

 

 

 

Ndërkohë një propozim i rishikuar i armëpushimit për lirimin e të burgosurve izraelitë të mbajtur ende në Gaza do të fillojnë brenda 16 ditëve nga faza e parë e bisedimeve, tha një zyrtar i lartë i Hamasit.

Presidenti i SHBA-së Joe Biden pohoi se “ai ka hartuar një plan paqeje për Lindjen e Mesme që mund të realizohet”.

Grupi militant islamik ka hequr dorë nga kërkesa që Izraeli së pari të angazhohet për një armëpushim të përhershëm përpara nënshkrimit të marrëveshjes dhe do të lejojë negociatat për ta arritur këtë gjatë fazës së parë gjashtëjavore, tha burimi në kushte anonimiteti, sepse bisedimet janë private.

Një zyrtar palestinez i afërt me përpjekjet e paqes të ndërmjetësuara ndërkombëtarisht ka thënë më herët se propozimi mund të çonte në një marrëveshje kornizë nëse ‘përqafohej’ nga Izraeli dhe do t’i jepte fund luftës nëntë-mujore midis Izraelit dhe Hamasit në Gaza.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy