Balada e dy artistëve të rinj/ “I thuaj asaj”, Artjola Topi dhe Elio Norra prezantojnë klipin e ri

Balada e dy artistëve të rinj/ “I thuaj asaj”, Artjola Topi dhe Elio Norra prezantojnë klipin e ri

Këngëtarët e rinj të muzikës së lehtë, Artjola Topi dhe Elio Norra, në studion e programit të mëngjesit "Zgjohu me MCN", prezantuan këngën e tyre më të re, baladën "I thuaj Aaaj".

Artistët folën për nisjen e kësaj kënge dhe mënyrën si u prit nga shikuesit që pas postimit të parë.

Artjola Topi:
Kam ndjerë suksesin e këngës që në momentin e parë të prezantimit.

Nisja ka qenë që kënga ishte shkruar nga Elio, edhe pse ishte projektuar për dikë tjetër. Megjithatë, pas një diskutimi me ekipin, ideja për këtë bashkëpunim erdhi natyrshëm dhe spontanisht dhe ja propozova për duet së bashku.

Kishte shumë emocione dhe mendova se mund të ishte një ide shumë e mirë për një bashkëpunim.

Elio Norra:
Ishte një ide që ishte nisur për dikë tjetër, por kur e pashë që Artjola ishte e interesuar, u bëra i menduar nëse duhej t'ia jepja. Pastaj, ja sugjerova Artjolës dhe ajo e pranoi me entuziazëm. Pasi ia dërgova tekstin, u bë shumë shpejt dhe kënga mori formën që deshëm. Unë shkruaj tekstin dhe muzikën, dhe ndoshta ka pasur disa ndryshime nga plani fillestar, por e gjithë kjo ka dalë shumë mirë.

Disa njerëz më kanë thënë që muzika ime ngjan me atë të Flori Mumajesin, por unë mendoj se secili ka stilin e vet dhe është e vërtetë që muzika ime ka dhënë një ndikim të veçantë në industrinë muzikore.

Kënga u prit shumë mirë dhe ky është një kredi për pjesën orkestrale. Kam një synim që të promovoj veten si kompozitor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy