Rama: Brenda 15 dhjetorit në apartamente familjet fatkeqe (VIDEO)

Rama: Brenda 15 dhjetorit në apartamente familjet fatkeqe (VIDEO)

Periudha e gjendjes së jashtëzakonshme mund të shtyhet. Në mbledhjen e qeverisw, kryeministri Edi Rama thotë se 15 dhjetori do të jetë afati i fundit për strehim në banesa, të atyre, që kanë humbur familjarët nga tërmeti, ndërsa u bën thirrje pronarëve të apartamenteve stok të mos bëjnë pazar me çmimet.

Periudha e gjendjes së jashtëzakonshme mund të shtyhet. Në mbledhjen e qeverisë, kryeminsitri Edi Rama tha se një kërkesë e tillë do t’i dërgohet Kuvendit.

Kryeministri Edi Rama bëri dhe poashtu se do ti bëhet një thirrje të gjithë ndërtuesve të cilët kanë apartamente stok për ti blerë shteti për llogari të personave të cilët kanë mbetur të pastrehë nga tërmeti i fortë i 26 nentorit.

“Po përgatitet edhe thirrja për blerjen e apartamenteve. Është e rëndësishme të informohet publiku që do të bëjmë një thirrje për ata që kanë apartamente stok, por me një çmim të ulët. Të gjithë ata që disponojnë stok duhet ta dinë që nuk është rasti për pazar dhe nëse do marrim çmimin në tavan të ulët që do të përcaktojmë sipas analizave të tregut do të procedojnë, përndryshe nuk do të procedojmë”.

Por Rama shtoi në këtë drejtim se Durrësi edhe nëse do të kërkohet kjo zgjidhje është problem pasi ndryshe nga Tirana, nuk ka shumë apartamente stok.

Kreu i qeverisë tha se brenda 15 dhjetorit të gjitha familjet që humbën njerëz të dashur të familjes nga tërmeti tragjik do te futen neper banesa, nderkohe qe ne janar do te zbrazen hotelet nga banoret qe jane strehuar nderkohe.

Kryeministri Rama ka treguar dy rruget qe do te ndiqen per sistemimin e banoreve qe nderkohe jane ne hotele.

“Hotelet do të fillojnë të zbrazen pas vitit të ri. Hapja e dyerve për të tjerë, duhet të jetë e kufizuar, pasi hyjmë në fazën ku mund të fillojnë spekulime. Familjeve që janë të hotel do u ofrojmë dy rrugë; atë të qirase me leke ne dore, merre me qira ku te duash e ke te paguar deri kur ne te japim shtepine  re. Brenda atij fondi në zonën e Durrësit dhe Thumanës ka dhe ekstra per koston e transportit. Dhe rruga tjetër është; ose do t’ja gjejmë vet do e marrim me qira dhe do themi futi. Por hotelet ne janar do te zbrazen nga te gjithe se ky eshte pakti i bere. Mund te rrinin me gjate por i kemi alternativat dhe financimin. Cdo familje qe do te perfitoje nga qiraja te jete e skanuar qe te mos hyjne ne kete sistem familje qe nuk kane lidhje me termetin direkt, qe nuk e kane humbur shtepine. Mos harroni, 15 dhjetori eshte afati i fundit për të sistemuar në shtëpi familjet më fatkeqe. Për ta duhet të mbarojë procesi dhe duhet të jenë në shtëpi”- tha ai.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy