
Serbia mbetet në rrugën e integrimit drejt Bashkimit Europian, por nuk do të marrë pjesë në atë që ajo e quan “histeri kundër Rusisë” që po zhvillohet.
Kështu tha Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, duke folur në një tubim elektoral sot në Nish.
Vuçiç deri tani favoriti në zgjedhjet presidenciale të së dielës së ardhshme nënvizoi angazhimin e tij të fortë për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, veçanërisht në këtë fazë të tensionit të lartë ndërkombëtar.
Serbia synon të ruajë dinjitetin dhe krenarinë e saj. Serbia ka qenë dhe do të mbetet një vend liridashës. Unë jam krenar që qytetarët serbë e kuptojnë këtë.
Serbia, tha ai, bashkëpunon me NATO-n, veçanërisht në Kosovë, por nuk do të jetë kurrë pjesë e aleancës pasi nuk mund t’i harrojë “krimet e bërë me bombardimin e Jugosllavisë në vitin 1999”.



