
Presidenti rus, Vladimir Putin zhvilloi gjatë së enjtes një bisedë telefonike me Kryeministrin norvegjez, Jonas Gahr Stoere, ku shpjegoi qëllimet dhe arsyet e operacionit special rus në Ukrainë.
Kështu tha Kremlini në një deklaratë zyrtare, duke shpjeguar se u diskutuan gjithashtu masat për të mbrojtur civilët.
Vladimir Putin shpjegoi me detaje arsyet e operacionit special ushtarak për mbrojtjen e Donbasit, qëllimet dhe objektivat e tij. Vëmendje e veçantë iu kushtua çështjeve humanitare, në radhë të parë masave të marra për të garantuar sigurinë e popullatës civile dhe krijimin e korridoreve humanitare me qëllim evakuimin e civilëve nga zonat e përleshjeve luftarake, përfshirë Mariupolin. Presidenti rus foli gjithashtu edhe për bisedimet midis përfaqësuesve rusë dhe ukrainas që u zhvilluan në Stamboll. U ra dakord të qëndrojnë në kontakt.



