Arrestimi i Veliajt, Rama: Nuk do të heshtim përballë shkeljeve, s’jemi hunj gardhi

Arrestimi i Veliajt, Rama: Nuk do të heshtim përballë shkeljeve, s’jemi hunj gardhi

Kryeministri Edi Rama në dëgjesën e grupit parlamentar me kërkesë të kryetares së Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, deklaroi se nuk do të shkelin përballë shkeljeve të bëra.

Ai tha se në debatin publik ka vetëm dy palë, njëra që duartroket dhe brohoret sa herë që shfaqet gijotina sipas asaj pale të gjithë janë për burg dhe për tu vrarë dhe tjetra është pala që sulmon në organet e reja të drejtësisë dhe që shënjestrën me libër shtëpie prokurorët dhe gjykatësit që bëjnë punën e tyre duke filluar nga kreu i SPAK.

Sipas tij, në këtë çështje mungon një pozicion konstruktiv, një palë konstruktive që duhet të jetë edhe garante pavarësisë së gjyqësorit, por duhet të jetë edhe garantë e lirive, të drejtave, standardet demokratike.

Për mua është e pakonceptueshme që kryetarja e Komisionit të Ligjeve të Shqipërisë, pa hyrë në meritën e çështjes pa diskutuar fare a ka apo nuk ka të drejtë akuza që e përfshin në atë roman thuajse 400 faqe e merr vesh nga televizori, duke dëgjuar gazetarët speciale, të cilët disponojnë sekrete hetimore, që disponojnë ushqim që u vjen nga stacioni i trenit për tu hedhur në pazarin e madh të gjësë së gjallë dhe për tu bluar në rrugët e rrugaçërisë. Kjo është e papranueshme!

As dje, as sot dhe as nesër derisa unë të jem në krye të kësaj force politike, kjo forcë politike nuk do marrë përsipër të japë pafajësi për këdo që hetohet nga drejtësi.

Por ndryshe nga dje, kjo forcë politike nuk do të heshtë përballë shkeljeve flagrante dhe brutalitetit ndaj kujtdo qoftë që ushtrimin e forcës së konsoliduar të pavarësisë, vetëm një idiot ose maskara mund të thonë që pas kësaj ne kontrollojmë drejtësinë.

Ne kemi marrë zyrtarisht certifikatën që duart tona janë larg fare. Ne nuk jemi këtu hunj gardhi që thjesht të përcjellim lajme dhe të mos themi asgjë kur biem në gjurmë me ose pa dashje të episodeve si ky.

Minimalisht kryetarja e Komisionit të Ligjeve duhej thirrur dhe duhej pyetur. Në cilën republike jemi këtu.

Ka shumë gjera që nuk shkojnë që janë një arsye për reflektim sepse gjithçka është ndërtuar me mund dhe falë përkushtimit dhe falë vullnetit dhe punës së prokurorëve dhe gjykatësve nuk mund të shembet, por duhet të mbrohet dhe forcohet duke vënë në pah të gjitha vrimat dhe të gjitha cedimet e murit të ri të drejtësisë.

Për kryebashkiakun Veliaj, minimumi duhen treguar provat.

Unë jam dëshmitar dhe jam gati të dëshmoj, janë intimiduar njerëz dhe pse? Pa asnjë lidhje me Erionin, për shkak se janë njerëz në botën e artit dhe kulturës. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy