
Gjermania do të krijojë qendrën e saj të parë migratore federale për riatdhesimin e azilkërkuesëve që nuk plotësojnë kriteret. Lajmin e ka bërë të ditur sekretari i shtetit Stephan Mayer, për gazetën suddojce zeitung, si një nga prioritetet e qeverisë së re. Sipas projektit të qeverisë gjermane, qëllimi është të përshpejtojë kthimin e njerëzve, kërkesat e të cilëve janë refuzuar, ndërsa ata do të qendrojnë aty deri në verdiktin që do të japin autoritetet. Në rast se e fitojnë të drejtën e qendrimit, ata do të drejtohen në njërin nga landet e Gjermanisë.
Ngritjen e qendrave të tilla e kanë miratuar në marrëveshjen e koalicionit si konservatorët e CDU/CSU-së, ashtu edhe socialdemokratët, ndërsa policia nuk është shumë entuziaste, me arsyetimin se mbikqyrja dhe trajtimi i atyre që duhet të largohen nga vendi nuk janë detyra të policise. Numri i shqiptarëve që kanë kërkuar azil u rrit ndjeshëm në vitin 2017, kur në fund të tij, EUROSTAT raportonte për 27 500 kërkesa. Ndërkohë, në vitet 2015-2016, ishin 34 mijë qytetarë shqiptarë që iu drejtuan Gjermanisë, por vetëm 10 prej tyre morën të drejtën e qendrimit.



