
Përleshje të dhunshme janë shënuar gjatë protestës së të dielës në sheshin Sintagma në Athinë, ku janë mbledhur rreth 60.000 protestues për të kundërshtuar marrëveshjen e Prespës.
Gjatë tentativës së një grupi të vogël për të hyrë në Parlament, policia ka përdorur gaz lotjsellës, ndërsa demonstruesit kanë hedhur objekte duke lënë të plagosur 10 policë.



