Alibeaj mbledh sot sërish Kryesinë, 16 kandidatë të zyrtarizuar/ Dy fraksione brenda grupit të tij

Alibeaj mbledh sot sërish Kryesinë, 16 kandidatë të zyrtarizuar/ Dy fraksione brenda grupit të tij

Mbrëmjen e së dielës kryetari i komanduar i Partisë Demokratike të vulës dhe logos, Enkelejd Alibeaj mblodhi Kryesinë, prej nga ku u zyrtarizuan 16 kandidatë për 16 bashki në zgjedhjet r 14 majit.

Ajo që ra në sy është kandidimi i Roland Bejkos për Bashkinë Tiranë, i cili do të jetë kandidati zyrtar i PD-së së vulës.

Gazetari i MCN Tv, Andon Kello raporton se, Bejko ishte risi, pasi 15 kandidatët e tjerë Alibeaj i ka prezantuar javë pas jave në rrethe.

Mësohet se ditën e sotme Alibeaj do të mbledhë sërish Kryesinë rreth orës 14.00, për të vendosur se në cilat bashki të tjera do të kandidojë PD në 14 maj, pasi pas mbledhjes së të dielës mbrëma deklaroi se PD nuk do të garojë vetëm në 16 bashki.

Kello raportoi se brenda PD-së së Alibieajt ka dy grupime, i pari që udhëhiqet prej vetë tij dhe që është pro kandidaturave për kryebashkiakë në të gjitha njësitë dhe grupimi i dytë që udhëhiqet nga Gazment Bardhi, ku bëjnë pjesë Dashnor Sula, Jorida Tabaku, Dhurata Çupi, Saimir Korreshi, të cilët në Kryesi nuk kanë votuar për kandidaturat, ose kanë abstenuar për të kërkuar daljen me një kandidat për kryetarë bashkie të dy grupimet e PD.

Gjatë mbledhjes së Kryesisë është dakordësuar se Agron Kapllanaj shihet si kandidat fitues për Mallakastrën, ndërkohë që ka pasur përplasje sidomos për Bashkinë Tiranë ku Bardhi, Tabaku dhe Çupi nuk kanë votuar për kandidaturën e Roland Bejkos, i cili gjithsesi është zgjedhur me shumicë votash nga PD.

Për bashkitë Durrës, Shkodër dhe Elbasan nuk ka pasur konsensus, por u është kërkuar degëve respektive që të sjellin emrat e kandidatëve potencialë.

Nga ana e tyre degët kanë dalë me qëndrim që të dalin me një kandidat të përbashkët të dy degët e PD.

Këta kryetarë degësh po punojnë për listën e këshillave bashkiakë.

Ndërkohë Gazment Bardhi ka thënë se Durrësi, Shkodra, Elbasani dhe Kukësi nuk do të kenë kandidatë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy