
Udhëtimi i përbashkët i Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE mbetet pezull për shkak të një kontesti me karakter historik mes Bullgarisë dhe Shkupit. Xhelal Neziri, analist nga Maqedonia e Veriut, thotë se në këtë pikë Brukseli nuk e ndan Shqipërinë nga Maqedonia e Veriut, në mënyrë që të shtojë presionin mbi Bullgarinë.
Shqipëria padrejtësisht mbahet e bllokuar. Nuk ka të bëjë me kontestin e vjetër mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Por nga ana tjetër kemi edhe një perspektivë të BE, që mendon se ndarja eventuale e këtyre shteteve dhe përparimi i Shqipërisë do të shkaktonte tensione për shkak të etnisë shqiptare në MV, e dyta në vend për nga madhësia. Shqiptarët ishin të lodhur nga kontesti që kishte vendi me Greqinë. U deshën 10 vite që Greqia të heqë veton. Mendoj se me mbajtjen së bashku të dy vendeve, Brukseli po tenton të bëjë presion më të madh mbi Bullgarinë, duke thënë se vetoja ndaj saj është edhe veto ndaj Shqipërisë.



