Sulmet ndaj Policisë/ Krasniqi: Tentativë e Putinit për vatër krize, synohet destabilizimi i Kosovës (VIDEO)

Sulmet ndaj Policisë/ Krasniqi: Tentativë e Putinit për vatër krize, synohet destabilizimi i Kosovës (VIDEO)

Profesori i Departamentit të Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, Milazim Krasniqi deklaroi në edicionin e lajmeve në MCN TV se sulmet e fundit ndaj Policisë së Kosovës, janë tentativë e Putinit për të krijuar një vatër krize në Ballkan.

Këto incidente janë të orkestruara dhe qëllimi bazik është destabilizimi i Kosovës. Është një tentativë e Putinit që të krijohet një vatër krize në Ballkan, duke hequr paralele me situatën në Ukrainë. Meqenëse Vuçiçi është vasal. Vuçiçi ka gjendje të vështirë për shkak të falsifikimeve në zgjedhje. Kanë fituar pushtet forcat fashiste, i duhen incidente për të treguar serbizimin e tij. Skadon marrëveshja e përkohshme për tabelat, epiqendër e të cilës ka qenë Bërnjaku dhe Jarinja”.

Teksa u ndal te raporti i Dick Marty-t Krasniqi tha se Shqipëria dhe aleatët e Kosovës duhet të kërkojnë anulimin e tij në Këshillin e Evropës. Krasniqi tha se ka të dhëna që Marty ka qenë i rekrutuar nga shërbimet inteligjente serbe, dhe serbët mund të kenë dashur eliminimin e tij që të mos tregojë të vërtetën.

Në Asamblenë e Këshillit të Evropës duhet të hapet një rezolutë. Sepse të dhënat e fundit tregojnë se Marty ka qenë i rekrutuar nga shërbimet sekrete serbe. Marty dhe raporti i tij janë kompromentuar, që ka ndikuar në formimin e Gjykatës Speciale, që më nuk e përmend në asnjë gërmë raportin. Shqipëria dhe aleatët tanë në KiE ta denoncojnë atë raport. Të kërkohet anulimi i tij. Është botërisht e ditur që është një konstruksion. Serbët kanë dashur ta likujdojnë, sepse nëse rritet presioni nga Perëndimi, ai mund ta tregojë të vërtetën. Marty mund të jetë një aset i rëndësishëm edhe për Gjykatën Speciale”.

Deri më tani Serbisë i është lejuar të ulet në 3 karrige. Kjo është hipokrizia e BE-së dhe Perëndimit që nuk e kanë denazifikuar. Sa më shumë e kanë përkrahur dhe ledhatuar, ajo aq më shumë është bërë putiniane. Vuçiçi ka thënë që asnjë vendim s’e merr pa Putinin. BE s’mund të lejojë që një shtet kandidat të jetë me politika ruse. Për atë votim formal në OKB kanë firmuar trazirat dhe kërkohet “koka” e Vuçiçit”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy