Erdoğan: Turqia, Rusia dhe Irani konsensus për ta ndihmuar procesin politik në Siri

Erdoğan: Turqia, Rusia dhe Irani konsensus për ta ndihmuar procesin politik në Siri

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, duke folur në konferencë të përbashkët për media pas samitit trepalësh për Sirinë në Soçi të Sirisë me homologun rus dhe atë iranian, Vladimir Putin dhe Hasan Ruhani, tha se Turqia, Rusia dhe Irani kanë arritur konsensus për ta ndihmuar zbatimin e një procesi politik gjithëpërfshirës, të drejtë, të lirë dhe transparent në Siri (AA).

"Ne arritëm në konsensus për të ndihmuar në zbatimin e një procesi politik gjithëpërfshirës, të lirë, të drejtë dhe transparent që do të zhvillohet nga dhe i kryesuar nga populli sirian, ashtu siç përkufizohet në rezolutën 2254 të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB)", tha Erdoğan.

Presidenti turk tha se deklaratat e sotme të përbashkëta përbëjnë hapin e parë që reflekton themelet e bashkëpunimit, duke shtuar se suksesi i këtyre përpjekjeve varet nga qëndrimi i palëve në Siri, konkretisht regjimit dhe opozitës.

"Shpresojmë që ky bashkëpunim i frytshëm mes shteteve tona të ndikojë pozitivisht në tërë rajonin dhe të ulë tensionet në rajon dhe rrezikun nga ndarjet sektare", shtoi Erdoğan.

Ai po ashtu theksoi se në mesin e prioriteteve të Turqisë do të vazhdojë të jenë konsensusi politik dhe integriteti territorial i Sirisë dhe përjashtimi i grupeve terroriste që rrezikojnë sigurinë kombëtare të Turqisë.

Ndryshe, Erdoğan u takua me Putinin dhe Ruhanin në Soçi për të diskutuar për konfliktin në Siri.

Samiti trepalësh u mbajt për të diskutuar për avancimin e arritur në bisedimet e paqes në Astana, si dhe ndryshimet në zonat e deeskalimit në Siri.

Zonat e deeskalimit janë krijuar më parë gjatë bisedimeve në Astana të Kazakistanit për të përforcuar armëpushimin të arritur nga tre shtetet garantuese në dhjetor të vitit të kaluar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy