Thaçi akuza BE-së: S’mund t’i bindë as 5 shtetet e saj e as Serbinë për njohje

Thaçi akuza BE-së: S’mund t’i bindë as 5 shtetet e saj e as Serbinë për njohje

Presidenti Hashim Thaçi ka konfirmuar sot në Prishtinë, përmes një konference për media, se SHBA është tashmë udhëheqësja e dialogut dhe arritjes së marrëveshjes Kosovë- Serbi duke shtuar nga ana tjetër se projekti i BE është dëshpërues dhe nuk ka arritur asgjë.

Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se Bashkimi Evropian nuk ka mundur t’i bindë pesë shtetet anëtare për ta njohur Kosovës dhe se nuk mund ta bindë as Serbinë. Thaçi nga ana tjetër thotë se Kosova duhet ta shfrytëzojë vëmendjen e shtuar të SHBA’së për arritjen e marrëveshjes me Serbinë.

Presidenti Hashim Thaçi, në konferencën e thirrur për media, tha se BE’ja nuk mund të kontribuojë në njohjen e Kosovës nga Serbia, pasi ai vlerëson se unioni ka dështuar t’i bindë shtetet e veta anëtare ta njohin pavarësinë e Kosovës.

“Të arriturat në dialogun në Bruksel duhet të vlerësohen, Jemi mirënjohës BE’së që na ka përkrahur dhe na ka mbështetur. Pas çdo takimi në Bruksel unë kam raportuar në Kuvendin e Kosovës dhe procesi ka qenë plotësisht transpartent”, tha Presidenti.

 “Mungesa e unitetit në BE u reflektua edhe në gjasat dhe mundësitë për të arritur një marrëveshje përfundimtare Kosovë-Serbi. BE dhe shtetet anëtare nuk kanë arritur ende të bindin 5 vendet për ta njohur pavarësinë e Kosovës. Ndërsa nuk shihet se ka shpresë që t’i bindin këto vende për ta njohur Kosovën, e lëre më ta bindin Serbinë”, shtoi ai.

Presidenti Thaçi thotë se Kosova duhet ta shfrytëzojë vëmendjen e presidentin amerikan, Donald Trump për të arritur marrëveshjen me Serbinë.

“Duhet të tregohemi të mençur të shfrytëzojmë maksimalisht shancin e ofruar”.

 “Presidenti Trump ka shtuar vëmendjen për Kosovën dhe Ballkanin. Kemi një emisar special që me vizion po angazhohet për marrëveshje… Ky është një momentum i ri, që duhet ta shfrytëzojmë. Humbja e këtij momentumi nënkupton rritje të status quos, mosrritje ekonomik”, është shprehur ai.

“Duke qenë së bashku, prodhimi i argumenteve pozitive për aleatët tanë. Në pyetje është e ardhmja e Kosovës. Prandaj këtu nuk duhet të ketë dallime mes partive, individëve apo kujtdo qoftë. Të gjithë duam anëtarësimin e Kosovës në NATO, OKB”, ka thënë ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy