
Midis mijëra gjërave që mund të bëhen me një smartfon, është edhe mundësia e ushtrimit të së drejtës së votës. Qyteti i Siatëllit është pararojë në Shtetet e Bashkuara, së bashku me të gjithë kontenë King në shtetin e Uashingtonit. Atje 1.2 milion votuesit e regjistruar mund të votojnë edhe përmes smartfonit, deri më 11 shkurt, për të zgjedhur një anëtar të Këshillit të Qarkut, organi që merret me mjedisin dhe qëndrueshmërinë.
Për të shpjeguar funksionimin e platformës "Demokracia Live", deri më tani të eksperimentuar në disa raste por vetëm për t’u dhënë mundësinë e votimit personave me aftësi të kufizuara, është investuar OJQ “Tusk Philanthropies”, e cila merret me votimin në celular. Votuesit duhet të lidhen me platformën përmes smartphone ose PC, të futin të dhënat e tyre - emrin, datën e lindjes, nënshkrimin - dhe të shprehin preferencat e tyre, të cilat mund të rishikohen para dërgimit.
"Votimi do të jetë më i lehtë se kurrë", tha drejtorja e zgjedhjeve në kontenë King, Julie Ëise. "Ne jemi gjithmonë në kërkim të mënyrave për të përmirësuar aksesin dhe angazhimin e votuesve tanë. Këto zgjedhje mund të jenë një hap kryesor në lëvizjen drejt aksesit elektronik për votuesit në të gjithë rajonin."



