
Numri i të vdekurve nga sulmi me raketa ditën e djeshme, i cili goditi një ndërtesë banimi pesëkatëshe në Chasiv Yar, në rajonin lindor të Donetskut të Ukrainës, vazhdon të rritet.
Janë 20 të vdekur sipas asaj që konfirmoi guvernatori i Donetskut, Pavlo Kyrylenko.
Tetë persona u shpëtuan, sipas asaj që u raportua më parë nga Shërbimi i Urgjencës së Ukrainës.
Ndërkohë zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes ruse, Igor Konashenkov tha se forcat ajrore ruse eliminuan rreth 250 ushtarë ukrainas dhe mercenarë të huaj gjatë bastisjeve në lagjet Osnovyansky dhe Slobodskoy të Kharkivit.



