Iu injektua ujë me kripë në vend të Pfizer, Gjermania u kërkon 8000 personave të rivaksinohen

Iu injektua ujë me kripë në vend të Pfizer, Gjermania u kërkon 8000 personave të rivaksinohen

Autoritetet në veri të Gjermanisë kanë kërkuar që më shumë se 8.000 persona të bëjnë sërish vaksinën kundër Covid-19 pasi një infermiere dyshohet se u ka injektuar ujë me kripë në vend të vaksinës.

Policia po heton veprimet e infermieres në një qendër vaksinimi në Friesland, pranë bregut të Detit të Veriut.

Fillimisht vetëm gjashtë persona besohej se kishin marrë ujë me kripë në mars dhe prill, dhe shumë prej tyre ishin të moshës mbi 70-vjeç.

Hetuesi Peter Beer, nga Süddeutsche Zeitung, tha se gruaja 40-vjeçare kishte publikuar "informacione kritike mbi koronën" në rrjetet sociale, duke kritikuar kufizimet e qeverisë që synonin frenimin e përhapjes së virusit.

Mediat vendase thonë se 8,557 njerëzve u është kërkuar të kthehen për t’u vaksinuar, dhe deri më tani janë konfirmuar rreth 3,600 takime të reja.

Në prill, infermierja kishte pranuar se i dha ujë me kripë gjashtë personave për të mbuluar faktin se asaj i kishte rënë në dysheme një shishe vaksine.

Por më pas nga hetimet u zbulua se edhe më shumë njerëzve u ishte injektuar ujë me kripë në vend të vaksinës Pfizer/BioNTech.

Policia nuk po përjashton që një motiv politik mund të ketë nxitur veprimin e infermieres, megjithëse avokatët e saj e kanë kundërshtuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy