Kinë, nënvarianti XBB ngre sërish alarmin e Covid-it

Kinë, nënvarianti XBB ngre sërish alarmin e Covid-it

Pak ditë më parë, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpalli fundin e pandemisë Covid. Por Sars-CoV-2 mund të rezervojë surpriza të tjera. Një valë e re pritet të arrijë kulmin në Kina gjatë qershorit, me 65 milionë raste në javë, sipas parashikimeve të Zhong Nanshan, ekspert për sëmundjet e frymëmarrjes.

Shkak për këtë valë të re janë nënvariantet e Omicron XBB, dominues në vend, me transmetueshmëri dhe shmangie të imunitetit, por pa ndryshime të rëndësishme në aspektin patogjen.

Për këtë arsye, kjo valë e re nuk pritet të reflektohet në ngarkesën e spitaleve që u pa pas vraksies së politikës “Zero Covid”.

Nënvarianti XBB ("Gryphon") u zbulua për herë të parë në gusht 2022 dhe gjeneroi një seri “pinjollësh”, më i fundit në rendin kronologjik XBB.2.3, i pagëzuar "Acrux", i futur më 18 maj nga OBSH në listën e varianteve nën monitorim dhe me raste të zbuluara edhe në Europë.

Nën monitorim mbahen edhe dy variante të tjera: Kraken (XBB.1.5) i cili, megjithëse është ende më i monitoruari në botë (në 110 vende), ka një tendencë në rënie; Arturo (XBB.1.16) i cili vazhdon të rritet dhe raportohet të jetë përhapur në rreth pesëdhjetë vende.

Një studim i fundit laboratorik tregoi se XBB.1.16 dhe XBB.1.5 kanë karakteristika të ngjashme të shmangies imunitare. Përveç Acrux, ndër variantet nën monitorim (për shkak se janë në rritje) janë XBB.1.9.1 (Hyperion), XBB (Gryphon) dhe XBB.1.9.2.

Sipas Fabrizio Pregliasco, virolog në Universitetin Shtetëror të Milanos, "variantet XBB kanë karakteristika të transmetueshmërisë dhe imunoevazionit të tillë që na bëjnë të parashikojmë një rritje të mundshme të infeksioneve në 2-3 muaj".

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy