Duket filluar nga ora 13:30, do të luhet sfida mes Egnatias dhe Vllaznisë, e vlefshme për javën e 15-të në Superiore.
Rrogozhinasit kryesues vijnë si favoritë në këtë përballje dhe pritet një sfidë e luftuar nga të dyja ekipet.
Kjo ndeshje do të transmetohet në ekranin e MCN TV, ndërsa janë zbuluar edhe titullarët.
FORMACIONET ZYRTARE:
EGNATIA: Sherri, Fangaj, Malota, Xhemajli, Ndreca, Aleksi, Zejnullai, Fernando, Spahiu, Isgandarli, Paulauskas.
VLLAZNIA: Qarri, Smajli, Pusi, Juriç, Hakaj, Sala, Krymi, Boshnjaku, Çoba, Gruda, Balaj.



