Shembja e një ure në Patra të Greqisë ka shkaktuar viktima dhe të plagosur mesditën e sotme. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Perimetriki Odos të Patrës, në Diodorou. Mësohet se si pasojë e shembjes, një person kanë humbur jetën ndërsa 8 të tjerë kanë mbetur të plagosur, të bllokuar nën rrënoja. Në zonën e urës kryhen punime prej dy vitesh dhe rrëzimi i saj ka ndodhur në kuadër të një shembjeje të kontrolluar, duke bërë që për arsye të panjohura një pjesë e madhe të shkëputet duke rënë në rrugë. Në vendin e ngjarjes mbërritën ekipet e ndihmës së shpejtë, teksa mësohet se pjesa më e madhe e të dëmtuarve janë pjesëtarë të komunitetit rom, të cilët po kërkonin për hekura.



